Aktualitet dhe Lajme
Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet një vatër e re në Tiranë

Këtë të shtunë, u zbulua një vatër e re e murtajës së bagëtive në Zallbastar të Tiranës.
Kujtojmë se murtaja e bagëtive, u zbulua fillimisht në zonat Veriore të Shqipërisë. Ndërsa ditën e djeshme, vatra aktive të murtajës u gjenden dhe në Jug të vendit.
Për shkak të përhapjes me shpejtësi të murtajës, në vend është ndaluar përkohësisht shitja e bagëtive.