“Mund të hyjë në BE para 2030!” Shefi i KE, Antonio Costa: Shqipëria, mishërimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Rama falenderoi shefin e BE-së dhe e cilësoi një moment të veçantë, teksa shtoi se fton të gjithë kolegët e rajonit të mos e humbasin.
“Dëshiroj të përfitoj nga rasti që t’i ftoj kolegët e rajonit, miqtë e mos ta humbasin këtë moment.”, tha Rama.
Nga ana tjetër, teksa foli për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi se Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE-së.
Më tej, ai shtoi se zgjedhjet e 11 majit e dëshmuan më së mirë dëshirën për t’u anëtarësuar. Presidenti i KiE tha se ky Samit po zhvillohet për herë të parë në këtë pjesë të Europës, dhe për këtë përgëzoi kryeministrin Rama për organizimin dhe mikpritjen.
“Falemiderit i dashur kryeministër, për ktë mikpritje kaq të ngrohtë dhe që është kënaqësi për mua që ndodhem këtu në Tiranë. Ështe investimi më i madh, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe, Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE-së. Rezultati i zgjejdhjeve këtë javë, dëshmoi edhe një herë dëshirën për anëtarësim. Ju e dini pikërisht se çfarë duhet bërë, dhe dua t’ju inkurajoj të mbani sytë te objektivi i përbashkët. Është hera e parë që ky Samit zhvillohet në këtë pjesë të Europës. Më lejoni t’iu përgëzoj për organizimin dhe mikpritjen.”, tha Costa.