“M’u thaftë dora dhe goja bashkë”, Kryemadhi: Gënjyem Metën për të bërë Veliajn kryetar bashkie

Share

Deputetja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës GJKKO vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ka zbuluar një detaj lidhur me mënyrën se si është bërë Erion Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala e ka pyetur Kryemadhin mbi celularin që i është sekuestruar nga SPAK dhe mesazhet që ajo ka me persona të tjerë.

Dhe në përgjigjen e saj, Kryemadhi përmendi disa emra mes të cilëve Kryeministrin Edi Rama, Eglantina Gjermenin, Milena Hariton, me të cilët ka shkëmbyer mesazhe.

“Besoj se prokurorët e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën, i janë kujtuar kohët e vjetra, i është kujtuar edhe si e kemi gënjyer unë dhe Edi Rama, Ilir Metën, për të bërë kryetar Bashkie, Erion Veliajn. Mu thaftë dora dhe goja bashkë”, tha Kryemadhi.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button