Aktualitet dhe Lajme
Moti i keq/ Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet në Bari
Momente paniku kanë përjetuar udhëtarët në bordin e një avioni që udhëtonte nga Italia në Tiranë.
Piloti vendosi të mos ulej në Aeroportin e Rinasit për shkak të motit të keq dhe i ktheu pasagjerët në Pulia.
Situatë kjo që krijoi panik mes pasagjerëve të fluturimit Bari-Tiranë mëngjesin e datës 29 janar, pasi piloti, pas disa tentativash, i kishte lajmëruar mbi vështirësitë, pasi avioni kishte pak karburant.
Si pasojë ka vendosur të mos ulet për shkak të motit të keq, duke i kthyer pasagjerët në Bari.