Aktualitet dhe Lajme

Monika Kryemadhi hyn në sallën e gjyqit me shallin me logon e PS të lidhur në brez

Share

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pasi është paraqitur në sallën e gjyqit, për t’u njohur me masën e sigurisë, ka vendosur të provokojë me një detaj.

Kryemadhi teksa futet në sallën e gjyqit, mban të lidhur në brez shallin me logon e Partisë Socialiste.

Nuk dihet arsyeja dhe simbolika e këtij veprimi nga ana e Monika Kryemadhit, por për mediat ajo deklaroi se prania e saj në sallën me Ilir Metën ishte një provokim.

Ndaj Monika Kryemadhit, është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa ndaj ish-presidentit, Ilir Meta ajo arrest me burg.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button