Mjaftuan vetëm pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj”

Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, moti mori kthesë dhe reshjet e shiut pushtuan vendin.

Kanë mjaftuar vetëm disa orë shi që rrugët e kryeqytetit të përmbyten dhe të kthehen në “përrenj”.

Uji ka vërshuar në rrugët me kanalizimet e bllokuara, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Siç shikohet në pamjet e siguruara nga LSA, rrugët e kryeqytetit janë mbushur me ujë dhe qytetarët po bëjnë akrobaci për ti kapërcyer ato, pasi bashkia Tiranë kujtohet t`i pastrojë kanalizmet vetëm pas përmbytejeve.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button