
Mbështetja në rënie për Joe Bidenin dhe fuqizimi gjithnjë e më shumë i rivalit të tij kryesor republican, Donald Trump, në zgjedhjet paraprake po i detyron demokratët të shohin të tjera mundësi për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë.
Michelle Obama, ish-zonja e parë, bashkëshortja e ish-presidentit Barak Obama, po shihet si një alternativë e fortë e tyre që mund ta verë republikanin Donald Trump në pozita shumë të vështira.
Pak ditë më parë, ishte e përditshmja me profil konservator Nju Jork Post që hodhi dyshime se ish-zonja e parë, po përgatitet për t’u përfshirë në garën presidenciale të demokratëve.
Tashmë në shumë media ndërkombëtare, diskutohet se i mundshëm është ky variant.
60-vjeçarja nuk është përfshirë në garën e zgjedhjeve për kandidaturën presidenciale të demokratëve, por një prej skenarëve më të mundshëm është që Joe Biden, të tërhiqet nga gara dhe delegatët që ai siguron në zgjedhjet paraprake, të votojnë Michelle Obamën, në konventën e demokratëve për kandidaturën presidenciale.
Michelle Obama, nuk e ka fshehur ambicien e saj në të kaluarën, ndërsa gëzon popullaritet të lartë falë edhe trashëgimisë politike të bashkëshortit të saj, i shquar për reformat në mbështetje të shtresës së varfër dhe emigrantëve.
The post Michelle Obama drejt kandidaturës për presidente në SHBA? Si qëndron e vërteta appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga Albeu.com
