Meloni batuta me Ramën: Uroj Edin për rizgjedhjen e tij të papritur si kryeministër, më bëre të ndihem shumë e re me atë video

Pas momenteve gazmore në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama, u ul në gjunjë teksa i uroi mirëseardhjen homologes italiane, Giorgia Meloni, në nisje të takimit të Komunitetit Politik Europian nuk munguan as batutat mes tyre.
Meloni iu drejtua Ramës se me videon e animuar, e cila u transmetua më herët e kishte bërë të ndihej më e re.
Jam i kënaqur që Europa do të mund të mbështetet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Shqipëriaorganizon Komunitetin Politik Europian për herë të parë dhe ky është një moment vërtetë shumë i rëndësishëm për kombin shqiptar por edhe për të gjithë ne.
E kam menduar gjithnjë që identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia edhe përpara gjeografisë. Shqipëria është sigurisht Europa si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Dhe gjithnjë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë të vendosë se kush është Europian e kush nuk është. Të gjitha këto shtete që janë rreth kësaj tryeze, disa kanë vendosur të mos jenë pjesë BE, të tjerët dëshirojnë, por të gjitha janë po aq europiane sa 27 vendet anëtare të BE.