Melania refuzoi takimin me të, Zonja e Parë Jill Biden i dërgon letër përmes Trump
Në një moment të rëndësishëm të kalimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, Jill Biden, Zonja e Parë aktuale, e ka përshëndetur presidentin e zgjedhur, Donald Trump gjatë mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë këtij takimi, ajo ka dorëzuar një “letër urimi të shkruar me dorë” për Melania Trump, gruan e tij, që kishte për qëllim të shprehte urimet e saj dhe gatishmërinë e ekipit të Zonjës Biden për të mbështetur procesin e tranzicionit.
Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Zonjës Biden, letra gjithashtu theksonte dëshirën e ekipit të saj për të ofruar çdo ndihmë që mund të nevojitej për një kalim të qetë të pushtetit.
Kujtojmë se Melania Trump, Zonja e Parë e ardhshme e refuzoi ftesën për të takuar Jill Biden për tu takuar në Shtëpinë e Bardhë.