Mega-operacioni/ Publikohen EMRAT dhe PRONARËT për të cilët janë lëshuar urdhërarreste dhe kompanive të sekuestruara nga SPAK

Këtë të mërkurë, një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës, është zhvilluar nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet Shqiptare të Drejtësisë dhe Rendit.
Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët, janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet.
Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.
VoxNews, ka mësuar emrat e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste janë:
1. Gertin Aliu
2. Adi Çoba
3. Ervis Deti
4. Agron Ganaj
5. Nuredin Kiptiu
6. Arsen Leskaj
7. Erigels Presi
8. Leonard Shakaj
9. Zenit Shtraza
10. Genci Telollari
11. Redi Tusha
12. Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
13. Ekil Nderjaku
14. Indrit Tafili
Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit.
Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë, është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.
Pronarë dhe Kompani
Zbardhen kompanitë dhe bizneset e sekuestruara në kuadër të aksionit “Ura”.
Nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.
Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Po kush janë Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj?
Dyshohet se Nexhmedin Danaj, ka rol kryesor në grupin kriminal. Dyshohet që Danaj lëviz paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai.
Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000.
Emri i Algerta Fejzullaut, u lakua për herë të parë në shkurt të vitit 2014, kur u arrestua për korrupsion.
Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
Algerta Fejzulla, u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet.
Në vend që të reflektonte, Algerta së bashku me bashkëshortin e saj, u pasuruan shpejt nëpërmjet veprave të paligjshme.
Në vitin 2015, Fejzulla e pezulloi aktivitetin si avokate disa muaj pas regjistrimit, me adresë Rruga Sulejman Delvina, Vlorë.
Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, me përshkrimin si agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj.
Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista.
Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.
Nexhmendin Danaj, është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj.
VIDEO – 52 urdhër-arrestet, Prokurorë italianë dhe shqiptarë bashkë në konferencë!