Aktualitet dhe Lajme

Me raki në dorë, Parashqevi Simaku shijon ushqimet tradicionale shqiptare! Këngëtarja bëhet gati për rikthimin në Shqipëri

Share

Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare. Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me biznesmenin Elton Ilirjanin.

Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, nga nëna e grimieres së saj. Duke bërë gëzuar me raki, ajo falënderon miqtë e saj dhe ndër të tjera thotë: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.

Që prej muajit dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë. Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë.

“Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare.

Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë.

Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA.

Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywoodin ishin të mëdha, por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button