Aktualitet dhe Lajme

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! PS siguron mandatin e katërt qeverisës, mbi 260 mijë vota diferenca me PD-në! Ja kush është forcë e tretë

Share

Janë numëruar 5132 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 751,080 vota ose 52.2%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 491,062 vota ose 34.1%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 53,478 vota ose 3.7%

Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 47,513 vota ose 3.3% vota dhe partia Mundësia me 43,789 vota ose 3.0% ndërsa Lëvizja Bashkë 21,114 vota ose 1.5%

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 751,080 vota – 52.2%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 491,062 vota – 34.1%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 53,478 vota – 3.7%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 47,513 vota – 3.3%

Partia Mundësia – 43,789 vota – 3.0%

Lëvizja Bashkë – 21,114 vota – 1.5%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 19,225 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,562 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 3,017 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 2,112 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,058 vota – 0.1%




Huazuar nga albeu.com

Back to top button