Me makinë të vjedhur tenton t’i largohet policisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Aharnes në Greqi nga autoritetet i akuzuar për një sërë veprash penale, si vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi .
Shqiptari është pikasur nga efektivët e grupit DIAS teksa po udhëtonte me një mjet në zonë e Aharnes me dy persona të tjerë. 43-vjeçarit i është kërkuar të ndalojë, i cili nuk i është bindur urdhërit të policisë por është larguar me shpejtësi duke synuar të arratiset.
43-vjeçari shqiptar është ndaluar më pas nga forcat DIAS dhe është dërguar më pas në Prokurorinë e Aharnes, ku është vendosur të qëndrojë i izoluar në ambientet e paraburgimit.
Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes , ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.