Aktualitet dhe Lajme

“Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomorr Alizoti”/ Rama në Elbasan: Ka një fjalë populli shqiptar, tahmja madhe të la pa gjë

Share

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan, ironizoi drejtuesin politik të PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizotin, për deklaratën e këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët. Rama me tone ironike tha se populli shqiptar ka një fjalë që thotë tahmja madhe të la pa gjë, por sipas tij tahmaja madhe Tomorrin po e lë pa zë. Kryeministri gjithashtu ironizoi dhe Luçiano Boçin, ish-deputetin e Elbasanit, që këto zgjedhje është drejtues politik i PD-së për qarkun Shkodër.

Rama: Sot paradite shkova në Librazhd. Patra frikë kur po afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizot. Shkova dhe gjeta lum njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludoviku. Ka një fjalë populli shqiptar Tomorr, tahmja madhe të la pa gjë. Por me ç’po shoh unë, tahmaja madhe do të lë pa zë.

A mër Tomor, ke gjet njerëzit më të gabuar, forcën më të gabuar me u ngatërru mër Tomor. Më del para syve Tomorri e mendoj me datë 12, ndërkohë që Tomori nuk e mendoi dy herë kur e sollën. Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika. Dhe e kanë çuar në Shkodër. Çuan Luciano fake Pavaroti. Këtu sollën Tomorr Alizoti.

A mund të më thotë dikush ç’duhet të bëjnë qytetarët e Elbasanit me këtë tallje të madhe. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi nolt, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button