“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D., 45 vjeç, teksa drejtonte motomjetin, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga ndërsa mori plagë të shumta pasi nuk kishte kokore.

Gruaja 45-vjeçare u dërgua menjëherë në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e saj ende nuk bëhet me dije.

Sakaq, efektivët e “Rrugores” që kanë kryer procedurat për dokumentimin e ngjarjes, raportojnë se 45-vjeçarja ka thënë se ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar pasi i kishte dalë përpara një dhelpër.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button