Aktualitet dhe Lajme

Me 72 vota pro, Kuvendi miratoi pa opozitën projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave

Share

Me 72 vota pro u miratua projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Pas tre orësh debate dhe tensione, Kuvendi mbylli seancën e sotme plenare, ndërsa në përfudim, mazhoranca miratoi projektligjin në mungesë të opozitës.

Demokrati Dashnor Sula, ishte i vetmi i pranishëm në sallë nga opozita, i cili votoi kundër. Megjthatë, me prezencën e deputetëve të Partisë Socialdemokrate (PSD), mazhoranca arriti kuorumin dhe shumicën.

Ligji në fjalë konsiderohet si një hap drejt realizimit të objektivave afatgjata të Shqipërisë për tranzicionin e gjelbër dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të Marrëveshjes së Parisit dhe integrimit në BE.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button