Aktualitet dhe Lajme

Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, e djathta rikthehet në pushtet/ Të dytët ekstremi i djathtë, Scholz i treti

Share

Dalin sondazhet e para pas mbylljes së kutive të votimit në Gjermani.

Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët e tij kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas të dyja sondazheve që kanë dalë pas mbylljes së votimit në Gjermani.

Ndërkohë e dyta renditet ekstremi i djathtë, ndërsa Olaf Scholz i treti.

Sondazhi nga ZDF:

CDU – CSU – 28,5%

AFD – 20%

SPD – 16.5%

Gjelbrit – 12%

Linke – 9%

FDP – 5%

BSW – 5%

Sondazhi nga ARD:

CDU – CSU – 29%
AFD – 19,5%
SPD – 16%
Gjelbrit – 13.5%
Linke – 8.5%
FDP – 4.9%
BSW – 4,7%

Exit poll-et bazohen në anketat e votuesve që sapo kanë hedhur votën e tyre në qindra qendra votimi përfaqësuese. Ato priren të jenë relativisht të sakta.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button