Mbrojtje ligjore për logot dhe markat shqiptare

Share

Shqipëria po përgatit një ligj të ri për disenjot, që prek drejtpërdrejt krijuesit dhe bizneset që prodhojnë mallra me dizajn të veçantë.

Thënë ndryshe, kush krijon një dizajn për veshje, mobilie apo ambalazh, duhet ta regjistrojë atë që të mbrohet me ligj.

Regjistrimi bëhet pranë Drejtorisë së Pronësisë Industriale, e cila do të kontrollojë vetëm kriteret formale të aplikimit, ndërsa risia dhe karakteri individual do të vlerësohen vetëm nëse lind konflikt apo çështje gjyqësore.

“Autoriteti kompetent shqyrton kërkesën vetëm për përmbushjen e kushteve formale të aplikimit. Kriteret e risisë dhe karakterit individual nuk verifikohen në këtë fazë. Kjo lehtëson dhe përshpejton regjistrimin e disenjove. Procesi synon të ulë barrën administrative për aplikuesit”.

Pas regjistrimit, pronari i dizajnit fiton të drejtë ekskluzive mbi dizajnin e tij.

“Me regjistrimin e dizajnit, pronari fiton të drejtë ekskluzive mbi përdorimin e saj. Askush tjetër nuk mund ta prodhojë, shesë, importojë apo kopjojë pa lejen e mbajtësit të së drejtës. Ky ndalim vlen edhe për kopjimin përmes programeve digjitale apo shpërndarjen online. Çdo shkelje e këtyre të drejtave mund të ndiqet ligjërisht”.

Në terma të thjeshtë, ligji i ri u jep më shumë siguri krijuesve dhe bizneseve, ndërsa për tregun do të thotë më pak kopjime dhe konkurrencë më të ndershme


Start News

Reklama
Back to top button