Aktualitet dhe Lajme
Mbollën dhjetëra bimë kanabis/ Media australiane: Belina Pupa përballet me drejtësinë, Elvis Pupa shpallet në kërkim

Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit Elvis Pupa, është duke u përballur me akuzat për kultivim të lëndëve narkotike në Australi.
Belinda Pupa, terapiste dhe influencer, ka dalë përpara gjykatës në Adelaide, në lidhje me ngjarjen e cila dyshohet se ka ndodhur që nga nisja e këtij viti e për 4 muaj në vijim.
Dyshohet se Pupa kishte mbjellë dhjetëra bimë, ndërsa mbrojtja e saj ka kërkuar që klientes t`i lejohej liria me kusht, në mënyrë që të mund të vijë në Shqipëri për qëllime pune.
Kërkesë kjo që është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga organi i akuzës, pasi sipas tyre edhe bashkëshorti i Belindës, pra aktori Elvis Pupa, gjithashtu i akuzuar për të njëjtën çështje./ Balkanweb