Mbledhja me dyer të mbyllura/ PS zgjedh krerët e komisioneve parlamentare (EMRAT)

Këtë të hënë, Partia Socialiste, zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar, vetëm pak ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend.
Në fokus të diskutimeve ka qenë riorganizimi i punëve në parlament dhe ndarja e drejtuesve të komisioneve që do të drejtohen nga socialistët.
Deputetët socialistë në mbledhjen e parë të grupit parlamentar, ku i pranishëm ishte dhe vetë kryesocialisti njëherësh dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, caktoi emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare, që do të udhëhiqen nga PS-ja.
KONKRETISHT KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DO DREJTOHEN NGA:
Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi
Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja
Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledi Çuçi
Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj
Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi
Evropa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani
Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Fatmir Xhafaj
Reforma Zgjedhore – Damian Gjiknuri
Reforma Territoriale – Arbjan Mazniku