Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Franca: Duhet të organizohen shpejt zgjedhje në veri të Kosovës

Share

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, i pranishëm në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.

“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”.

Deklarata e tij vjen një ditë pas mbajtjes së një votimi në katër komunat në veri të Kosovës, për të larguar apo jo kryetarët atje.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button