Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Këtë të enjte, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.
Ky grupkapitull, përfshin tetë fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social, si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura.
Hapja e këtij kapitulli, vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE-së.
Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj:
Negociatat për kapitujt e Grupimit 3
Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
Kapitulli 16 (Tatimet)
Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)
Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)
Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)
Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha të. Konferenca e katërt Ndërqeveritare, u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.
Qeveria shqiptare, synon të hapë të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025 dhe të përmbyllë negociatat deri në vitin 2027, me synimin që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së në vitin 2030.