Aktualitet dhe LajmeKompjutera dhe ElektronikëLajmi i funditPërditshmëriReklameShqipëria

Mastercard lançon Google Pay dhe Google Wallet për përdoruesit e kartave në Shqipëri

Share

 

Tiranë, Shqipëri, 6 qershor 2023. Duke filluar nga dita e sotme, me mbështetjen e Mastercard, Procredit Bank Albania do të jetë banka e parë në Shqipëri që do të prezantojë Google Pay, duke u mundësuar mbajtësve të kartave të përfitojnë nga pagesat e thjeshta dhe të sigurta pa kontakt dhe nga ruajtja e kartave dixhitale në pajisjet Android dhe WearOS. Mbajtësit e kartave do të mund të ruajnë kartat e kreditit dhe të debitit të Procredit në Google Wallet, një portofol dixhital që po lançohet sot edhe në Shqipëri, dhe të bëjnë pagesa kudo ku pranohen pagesa pa kontakt.

Përveç kartave të pagesave, mbajtësit e kartave do të jenë gjithashtu në gjendje të ruajnë dhe të kenë qasje në kartat e klientit, kartën e imbarkimit dhe biletat e eventeve në portofolin e Google. Përdorimi i Google Pay gjithashtu i bën pagesat më të sigurta, duke shtuar elementë të tjerë sigurie, përpos atyre që tashmë ofrohen nga karta Mastercard. Këtu përfshihet standardi industrial i token, që do të thotë që kur përdorni kartën tuaj të ruajtur në Google Wallet për të paguar, transaksionet kryhen duke përdorur një numër virtual karte (një token). Ky token është specifik për pajisjen dhe shoqërohet me një kod dinamik sigurie që ndryshon me çdo transaksion, duke siguruar një nivel shtesë mbrojtjeje nga mashtrimi. Gjithashtu, nëse telefoni juaj humbet ose vidhet ndonjëherë, thjesht mund të përdorni funksionin “Gjej pajisjen time” për të kyçur në çast pajisjen tuaj nga kudo, për ta siguruar atë me një fjalëkalim të ri ose madje për të fshirë të gjithë të dhënat tuaja personale.

“Google Pay ofron një mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të sigurt për përdoruesit në më shumë se 70 vende dhe territore për të paguar me telefonin e tyre Android ose pajisjen Wear OS,” shprehet Jenny Cheng, Zëvendës Presidente dhe Menaxhere e Përgjithshme e Google Wallet. “Përdoruesit thjesht mund të shtojnë kartat e tyre të debitit dhe kreditit në aplikacionin Google Wallet dhe të ndjehen të qetë se informacioni i tyre financiar është i sigurtë dhe i garantuar në çdo moment.”

“Ne jemi krenarë që jemi partneri dixhital i Google që sjell këtë siguri dhe komoditet të pagesave dixhitale për qytetarët e Shqipërisë. Në Mastercard ne përpiqemi të bëjmë biznes vetëm nëse kjo përbën vlerë të shtuar për konsumatorin përfundimtar.” shton Vanya Manova, Menaxher i Mastercard për Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Një kafe nga ju!

Back to top button