Marrin miliona, por… nuk shënojnë

Pulisik, Zhoao Feliks, Leao dhe Himenez kanë luajtur së bashku në fushë për dy orë e 48 minuta. Dhe kanë realizuar vetëm një gol, me anë të Himenezit. Kjo është shumë pak. Për më tepër që lojtarët e repartit ofensiv te Milani paguhen gati 30 milionë euro. Dhe se si mund të shënojnë kaq pak ata, kjo mbetet një mister.
Një gol në dy orë e 48 minuta. E pra Milani ka një sulm me katër yje: Pulisic, Joao Felix, Leao dhe Gimenez, lojtarë me cilësi të lartë. Conceiçao i aktivizoi të katërt në Ligën e Kampionëve, por në të dy ndeshjet kundër Fejëndordit, arriti të shënonte një gol vetëm Gimenez në fillimin e ndeshjes së kthimit. Sipas llogarive, duke shtuar pjesën e parë të Torino-Milanit, katër yjet së bashku, shënuan një gol në 168 minuta.
Kjo është shumë pak. Të katër sulmuesit janë në vështirësi për shkak të çështjeve personale si dhe pozicioneve në fushë. Pulisic nuk është mirë, Leao ndizet dhe fiket, e Conceiçao duhet qartë që nuk e pëlqen atë, Joao Felix nuk është shumë vendimtar, Gimenez ka bërë disa lojëra të mira individuale, por ai ka nevojë që skuadra të ketë ndikim dhe ta ndihmojë.
Milani, nga ana tjetër, historikisht lufton kundër mbrojtjeve të mbyllura dhe ata të katër janë bashkë prej njëzet ditësh, për më tepër me një trajner si Conceiçao që nuk e ka si prioritet fazën sulmuese. Pra duhet kohë. E paradoksi më i madh, nëse shohim renditjen e Serisë A, në kolonën e golave të shënuar.
Milani ka sulmin e shtatë më të mirë në ligë me 37 gola. Interi dhe Atalanta janë në një planet tjetër, në 59. Më mirë se ta janë edhe Lazio, Fiorentina, Bologna.
E nga shumë çuditë e Milanit 2024-2025, kjo është ndër të parat. Pulisic, Joao Felix, Leao, Gimenez, Chukwueze, Abraham, Sottil dhe Jovic fitojnë një shifër jo shumë larg nga 30 milionë. Dhe se si mund të shënojnë kaq pak, të paktën pjesërisht, kjo mbetet një mister.