Aktualitet dhe Lajme

Makina “fluturon” në ajër çiftin e të moshuarve në vijat e bardha, dërgohen me urgjencë në spitalin e Fierit

Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një çifti të moshuarish ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Fierit.

Sipas raportimeve, të moshuarit janë përplasur nga një automjet teksa kalonin rrugën në vijat e bardha.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre ende nuk dihet.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button