Aktualitet dhe Lajme

Makina del nga rruga në Lushnjë, plagosen tre persona

Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lushnjë. Mësohet se një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button