Aktualitet dhe Lajme
Lulja e vogël e familjes feston ditëlindjen e tretë, mami Arbana e uron me fotot e veçanta: Jeta ime, je bekim

Ky fillim shtatori për familjen e Arbana Osmanit është tejet i veçantë. Lulja e saj e vogël, Zoi feston ditëlindjen e saj të tretë dhe mami Arbana, së bashku me babi Eduartin dhe dy vëllezërit s’mund të qëndronin pa shkrepur dhe fotot e ditëlindjes.
Ka qenë vetë moderatorja ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, postoi fotot e ëmbla familjare, krah të cilave nuk nguroi të shkruante dhe disa fjalë zemre për vogëlushen e saj, e cila çdo ditë dhe më tepër po rritet dhe zbukurohet akoma dhe më shumë.
“Gëzuar ditëlindjen Zoi im, jeta ime! Çfarë drite je, çfarë bekimi”, shkruan Arbana, krah fotove me Zotin, Eduartin, Jonin dhe Diellin.