Aktualitet dhe Lajme

Luftoi me kancerin, por nuk ia doli, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare prezantuesja e njohur

Komediania, aktorja dhe prezantuesja e BBC,  Maddy Anholt ka vdekur në moshën 35-vjeçare pasi një vit më parë u diagnostikua me kancer në tru.

Ylli i BBC Radio 4, një aktiviste kundër abuzimit në familje, mësoi për swmundjen pas lindjes së vajzës së saj, tha familja.

Anholt i kaloi javët e saj të fundit në shtëpinë e prindërve në Devon.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e Maddy Anholt, vajzës sonë të dashur, motrës,, shoqes, gruas dhe nënës sonë, e cila u largua nga kjo botë të mërkurën më 13 shtator, në moshën 35-vjeçare,” thanë ata në një deklaratë për Just Giving.

Anholt u shfaq në Comedy Sunny D të BBC Three dhe gjithashtu u shfaq në serialin komedik të ITV-së The Emily Atack Show dhe programin e transmetuesit This Morning.

Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllanë dhe prindërit e saj. E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit por nuk ia doli.

/Albe.com




Huazuar nga portali Albeu.com

Back to top button