Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Bahreinit, Kuvajtit dhe Jordanisë,Garda Revolucionare: Goditëm edhe bazat ushtarake amerikane

Share

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi sot se ka ndërmarrë një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë ndaj disa objektivave në Lindjen e Mesme, përfshirë Izraelin, Kuvajtin, Bahreinin dhe Jordaninë.

Sipas transmetuesit shtetëror IRIB, sulmet kanë shënjestruar disa zona në veri dhe qendër të Izraelit, përfshirë Tel Aviv, një nga qytetet kryesore të vendit.

Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare bëri të ditur se janë goditur edhe baza ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajon: dy në Kuvajti, një në Bahreini dhe një tjetër në Jordania.

Sipas deklaratës, sulmet janë kryer duke përdorur një kombinim të raketave balistike dhe dronëve, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.


starnews.al

Reklama
Back to top button