Aktualitet dhe Lajme

Lufta/ Mbi 110 gazetarë palestinezë janë vrarë prej tetorit

Share

Ditën e djeshme, tre gazetarë të tjerë palestinezë, u vranë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës sot, duke e çuar numrin e të vdekurve në 115 që nga 7 tetori, tha zyra mediale e qeverisë në enklavën e rrethuar.

Në një deklaratë, zyra mediale i identifikoi gazetarët e vrarë si Ahmed Badir, Sherif Okasha dhe Heba Al-Abadla, pa dhënë asnjë detaj të mëtejshëm.

Në një deklaratë të mëparshme, u tha se Badir u vra në një sulm ajror izraelit, në një shtëpi ngjitur me Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Të paktën 40 persona u vranë dhe u plagosën në sulm.

Izraeli ka sulmuar intensivisht enklavën palestineze, që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 23.357 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 59.410 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në ofensivën e Hamasit.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës, janë zhvendosur dhe po përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së.

Qindra mijëra njerëz po jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma, po arrijnë të hyjnë në territor në krahasim me periudhën përpara fillimit të konfliktit.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button