Aktualitet dhe Lajme

Loja e dyfishtë e agjentit “Gjallica” me shërbimet serbe, si e fali zyrtarin e lartë

Share

Ashtu si sigurimi shtetëror shqiptar kishte agjentët të dyfishtë kishte edhe Jugosllavia. Ibrahim Abazi është një nga kundërzbuluesit e qytetit të Kukësit që shërbeu në funksione të ndryshme për më shumë se 30 vite.Gjatë kohës që kryente funksionin e kundërzbuluesit në zonën Bicaj të Kukësit, Abazi takohej me një agjent me lidhje të arratisurish që luante rolin si agjent ti dyfishtë. Referuar të dhënave që bëhen publike nga ish-drejtuesi i strukturës Bujar Hoxha, agjenti në fjalë informonte kundërzbulimin për veprimtari jo specifike. Nga ana tjetër takohej me bandën diversioniste që vinte nga Jugosllavia.

Abazi i kishte kërkuar takim në një guvë atij agjenti që mbante pseudonimin “Gjallica” por ai kishte refuzuar.

Do të kalonin disa muaj dhe agjenti “Gjallica” do të arrestohej si pjesë e procesit agjenturor “Katrani”. Pas arrestimit, Gjallica hezitoi të fliste dhe kërkoi me insistim Ibrahim Abazin por hetuesit e shpërfillën kërkesën e tij. Pas tre ditësh, Ibrahim Abazi u fut në qelinë ku qëndronte “Gjallica” dhe tentoi të nisë bisedën e kërkuar.

‘Je me vonesë, nuk kam çtë them’

Agjenti Gjallica u nis drejt qelisë së tij dhe në ikje i kujtoi Ibrahim Abazit takimin natën me shi.

‘Atë natë kundërshtova që të takohemi tek guva pasi ndodhej banda diversioniste…’

Gjallica edhe pse agjent i dyfishtë nuk e tradhtoi shefin e tij. Kjo tregonte se pavarësisht rekrutimeve që bënte Jugosllavia, shpesh herë shqiptarët mbronin njëri-tjetrin.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button