
Hugo Lloris mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sports, portieri francez është në negociata me Los Angeles FC. 37-vjeçari, ish-kapiteni i kombëtares franceze (145 paraqitje dhe një fitore në Botëror) ishte një hap larg Lazios në verë.
Kontrata e tij me Tottenham skadon më 30 qershor, por një lamtumirë e hershme ka të ngjarë, duke pasur parasysh se ai nuk është pjesë e planeve të Ange Postecoglou, i cili nuk e ka thirrur kurrë këtë sezon.
Me Spurs ai ka luajtur 444 ndeshje që nga viti 2012, vit në të cilin Tottenham e rrëmbeu atë nga Lyon për 12.5 milionë.
Huazuar nga Koha.mk
Reklama
