Aktualitet dhe Lajme

Lista përfundimtare e Spanjës, mbeten jashtë yjet e Barcelonës dhe Atletikos

Share

Kombëtarja e Spanjës ka zyrtarizuar listën përfundimtare me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë kombin në Europianin 2024, që starton më 14 qershor.

Tekniku Luis de la Fuente ka surprizuar jo pak duke përjashtuar mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsí, mesfushorin e Atletiko Madrid, Marcos Llorente dhe mesfushorin e Girona, Aleix García.

Spanja do të luajë këtë të shtunë në Majorka ndeshjen e dytë miqësore para startit të Europianit, kundër Irlandës së Veriut, ndërsa dy ditë më parë shkatërruan Andorën me rezultatin 5-0.

Kombëtarja “La Roja” më pas do të përballet në Grupin B me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.

LISTA E SPANJËS

Portierë: Unai Simón, David Raya dhe Alex Remiro.

Mbrojtës: Jesús Navas, Robin Le Normand, Alejandro Grimaldo, Dani Carvajal dhe Nacho Fernández, Marc Cucurella, Aymeric Laporte dhe Daniel Vivian.

Mesfushorë: Rodri Hernández, Martín Zubimendi dhe Mikel Merino, Fabián Ruiz, Alex Baena, Pedri dhe Fermín López.

Sulmues: Lamine Yamal dhe Ferran Torres, Álvaro Morata, Mikel Oyarzabal, Nico Williams, Joselu, Dani Olmo dhe Ayoze Pérez.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button