Aktualitet dhe Lajme
Lista paraprake e Serbisë për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia do të luajë ndeshjen e parë për kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Shqipërisë, në Tiranë më 7 qershor.
Tre ditë më vonë, do të përballet me Andorrën në stadiumin “Dubočica” në Leskovc.
Trajneri Dragan Stojkoviç, njoftoi sot një listë më të gjerë të futbollistëve në të cilët do të mbështetet për ndeshjet e ardhshme.
Surpriza ishte rikthimi i Katai në ekipin kombëtar, dhe disa futbollistë të Superligës, si Dragan Rosiç (Vojvodina), Petar Staniç (TSC) dhe Milutin Vidosavljeviç (Radnički 1923), që u ftuan gjithashtu të vishnin fanellën e ekipit kombëtar serb.
Lista përfundimtare do të shpallet më 30 maj.
Rikujtojmë që kundërshtarët e Serbisë në grupin K janë Anglia, Shqipëria, Letonia dhe Andorra.