Aktualitet dhe Lajme
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në afërsi të qyteteve të Kuçovës dhe Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 8 kilometra larg Kuçovës dhe 34 kilometra nga Elbasani, në një thellësi prej 15 kilometrash në brendësi të tokës.
Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.