Lefter Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten

Kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga ajo që ai e etiketon si “narkoshtet”.
Maliqi thekson se demokratët i presin sfida të reja, por premton se zgjedhjet do të përsëriten.
“Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit! Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qëndrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi. Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi! Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat!”, shkruan Maliqi.
Në qarkun e Beratit, janë numëruar 207 nga 275 kuti në total.
Partia Soicaliste, ka marrë 40,207 vota ose e thënë ndryshe 58.3%, ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike, ka marrë 20,253 vota ose 29.4%.