Lapaj jashtë Kuvendit? Kordhoni nuk heq dorë: Dua të bëhem deputet nëse shpallem fitues

Kandidati Zeqir Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues. Kordhoni i thotë kryekomsionerit Celibashi që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij.
“Unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar për Koalicionin “Nisma Shqiperia Bëhet” në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025. Përmes kësaj deklaratë të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.
Në ketë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë cdo deklaratë tjeter të depozituar më parë nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Behet” ose në emrin tim dhe të marre ne konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, thuhet në letrën e KQZ.
Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.
Dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin rënë dakord që deputet do të bëhej kandidat ai që merrte më shumë vota nga lista e hapur. Ndërsa ata që ishin në listën e mbyllur do të jepnin dorëheqjen.
Por tani duke se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet, pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni vijon këmbënguljen.