Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Lajmi i fundit për ndërtimin e segmentit rrugor nga Maqellara deri në Peshkopi

Share
Afro 10.9 milionë euro do të kushtoj ndërtimi i segmentit rrugor nga Maqellara deri në Peshkopi. Referuar të dhënave në Agjencinë e Prokurimit Publik, fitues për këtë tender është shpallur bashkimi i kompanive “GJOKA KONSTRUKSION” dhe “SELAMI”. Këto dy kompani, thuajse kanë pasur pjesën kryesore të punimeve në rrugën e Arbërit.
Në garë për këtë tender ishin pesë operator ekonomik, ku oferta fituese nga kompanitë “Gjoka” dhe “Selami” ishte me afro 96% të vlerës së fondit limit.
Gjendja aktuale e rrugës Maqellarë-Peshkopi, prej afro 12 km është shumë e keqe, ku prej vitesh nuk ka pasur ndërhyrje.
Referuar projektit, punimet parashikohen të zgjasin 18 muaj nga data e lidhjes së kontratës. Gjurma do të ndjekë pjesërisht atë ekzistuese dhe në disa vende të tjera do të jetë trase e re.
Në projekt-preventiv rruga parashikohet të ketë një gjërësi të përgjithshme prej 10 metra, ku trupi i rrugës i asfaltuar do të jetë me gjerësi 7.5 metra.
Huazuar nga Bulqizaime 

Një kafe nga ju!

Back to top button