Aktualitet dhe Lajme

LaCivita: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA, ajo që ka bërë Rama ndaj Berishës i ngjan asaj që Biden bëri ndaj Trump

Share

Këshilltari amerikan elektoral i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka krahasuar zhvillimet politike në Shqipëri me ato në Shtetet e Bashkuara, duke vënë theksin te ngjashmëritë mes mënyrës si administrata Biden, ka vepruar ndaj Donald Trump dhe asaj që, sipas tij, Edi Rama po ka bërë kundër Sali Berishës.

LaCivita: “Shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë për të futur Donald Trump në burg, përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë ngjarje që nuk kishin ndodhur më parë. Dhe ngjashmëritë me mënyrën si po trajtohen konservatorët këtu janë të mëdha”, tha LaCivita.

Po ashtu ai tregoi se zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, ai shtoi se kjo ndodh për shkak të mungesës së rezultateve në ekonomi nga qeverisjet aktuale, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në ndryshimin politik.

LaCivita: “Jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë, anglishtja juaj është e mrekullueshme, dhe e ardhmja duket premtuese”, theksoi ai.

“Pra, edhe një herë, unë nuk flas në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Sigurisht që kam shumë miq atje, sepse punoj shumë ngushtë me fushatën. Por mendoj se mjafton të themi që ekziston një kuptim i qartë i situatës politike dhe korrupsionit që ekziston këtu.

Siç e përmenda edhe mbrëmë, shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë gjatë katër viteve të fundit për të futur Donald Trump në burg, duke përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë.

Dhe ngjashmëritë mes asaj që po përpiqen t’u bëjnë konservatorëve këtu, dhe asaj që ata bënë në Shtetet e Bashkuara, janë jashtëzakonisht të ngjashme. Dhe kjo ndodh sepse ata nuk janë në gjendje të mbrojnë bilancin e tyre. Nuk janë në gjendje të mbrojnë gjendjen e ekonomisë.

Dhe gjithmonë duhet të kthehemi tek kjo. Do ta mbyll duke thënë se jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë. Mendoj se keni shumë për të ofruar dhe e ardhmja duket shumë premtuese. Dhe anglishtja juaj është thjesht e mrekullueshme. Pra, përgëzime të gjithëve”, u shpreh LaCivita.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button