LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por Partia Liberale e mohon

Share

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka vizituar Australinë për të këshilluar Partinë Liberale në lidhje me çështje strukturore që lidhen me liderin opozitar Peter Dutton. Mirëpo këtë pretendim Koalicioni opozitar e ka mohuar kategorikisht, sipas asaj që raporton “The Guardian”.

Në një seri bisedash të fshehta të regjistruara nga organizatat “Correctiv” dhe “Qendra për Raportimin e Klimës”, LaCivita deklaron se ka udhëtuar në Australi në fillim të prillit, në rolin e një konsulenti privat, për të ndihmuar Partinë Liberale me “çështje strukturore”.

Kjo shpjegon edhe mungesën e tij në Tiranë gjatë kësaj periudhe. Sipas LaCivita, puna nuk kishte lidhje me ndonjë rol zyrtar në administratën amerikane apo me presidentin Trump.




Huazuar nga albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button