KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

Pas situatës të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve votimi, komisioni vendosi t’i quajë ato të vlefshme.
Kujtojmë se partia “Mundësia” denoncoi se disa vota të partisë së tij ishin shpallur të pavlefshme për shkak të diferencës së ngjyrës së fletëve të votimit.
Pas shqyrtimit të situatës, KZAZ vendosi në favor të kërkesës së Partisë “Mundësia”.
Prezent në debatin e zhvilluar për këtë ngjarje ishe edhe drejtuesi i kësaj partie, Agron Shehaj i cili tha se manipulimi i procesit zgjedhor konsiderohet vepër penale.
“Manipulimi i procesit zgjedhor është vepër penale. Duhet t’i krahasoni të treja, jo një nga një. Duhet t’i krahasoni të treja. Nxirri të treja. Shto atë të PSD-së. Ky është mashtrim. Kush jeni ju që thoni mashtrim. Shtojini atë, lëreni hilet. Në prokurori do shkoni të gjithë, ta dini. Po manipuloni procesin zgjedhor para mediave”, dëgjohet të shprehet Shehaj.
Ndërkohë për këtë rast drejt KZAZ-së është nisur Ilirjan Celibashi.