Ky është polici hero që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar 59-vjeçaren në lumin Buna në Shkodër

Share

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 59-vjeçare u shpëtua nga afektivët e policisë, pasi tentoi që t’i japë fund jetën në lumin Buna.

Raportohet se efektivi që rrezikoi jetën e tij dhe u hodh në ujë për të shpëtuar 59-vjeçaren është Erixhon Senko.

26-vjeçari Senko me origjinë nga Gramshi ishte duke bërë një patrullim rutinë, në momentin që ka venë re gruan që është hedhur në lumë. Ai është futur direkt pas saj, duke notuar dhe ka arritur ta nxjerrë në kohë nga uji, duke i shpëtuar jetën.

Ky gjest i tij, tregon se efektivi shërben me përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie, duke sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.


Start News

Reklama
Back to top button