Aktualitet dhe Lajme

Kush është Nicki Nicole – artistja argjentinase që konfirmoi lidhjen me Lamine Yamal, futbollistin shtatë vjet më të ri

Share

Nicki Nicole, emri i vërtetë i së cilës është Nicole Denise Cucco, është një këngëtare, repere dhe kantautore e njohur nga Argjentina.

Ajo po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal, që nga vera e vitit 2025, por romanca e tyre u bë zyrtare së fundmi, kur Yamal publikoi një foto për ditëlindjen e saj të 25-të.

E lindur më 25 gusht 2000 në Rosario, Argjentinë, Nicole ka theksuar shpesh rëndësinë e rrënjëve të saj dhe ka treguar se dashuria për muzikën nisi që e vogël.

U bë e njohur në vitin 2019 me këngën “Wapo Traketero”, ndërsa albumet e saj Recuerdos (2019), Parte de Mi (2021), Alma (2023) dhe Naiki (2024) i kanë sjellë sukses ndërkombëtar.

Nicole ka bashkëpunuar me emra të njohur si Bizarrap, Becky G, Rauw Alejandro dhe Christina Aguilera.

Deri tani është nominuar tetë herë për ‘Latin Grammy’ dhe ka fituar disa çmime të tjera prestigjioze.

Përpara lidhjes me Yamal, që kanë një diferencë prej shtatë vitesh, Nicole ishte në romancë me reperin argjentinas Trueno (2020-2022) dhe më pas me këngëtarin meksikan Peso Pluma (2023-2024).

Lidhja me Pluma përfundoi pasi ai u pa me një tjetër dhe Nicole theksoi se “pa respekt nuk ka dashuri”.

Me Yamal, thashethemet nisën në korrik 2025, kur ajo mori pjesë në festën e ditëlindjes së tij të 18-të.

Më pas u panë bashkë në pushime në Monako, ndërsa Nicole ndoqi edhe ndeshjen e Barcelonës në “Joan Gamper Trophy”, ku Yamal shënoi dy gola.

Çifti e bëri lidhjen publike më 25 gusht 2025, me një foto të përbashkët të postuar nga Yamal në Instagram për ditëlindjen e saj.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button