Aktualitet dhe Lajme
Kush është e dashura e Safet Bajrit e përfshirë në vra*jen e Fatbardh Licit

Të tjera detaje janë zbardhur nga përfshirja e të dashurës së Safet Bajrit, Eria Ago, në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.
Ish-miss Albania akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi” ndërsa u arrestua me urdhër të SPAK dhe është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Arrestimi i saj erdhi pas hetimeve për vrasjen e Fatbardh Licit, që solli arrestimin e Safet Bajrit.
Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua më 21 Shkurt 2025 pasi akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit. Ky i fundit u ekzekutua në Gusht të vitit 2018 teksa pinte kafe në lagjen Kiras të Shkodrës.