Kurti: Zgjedhjet lokale u zhvilluan me dinjitet dhe përgjegjësi! Komisionerët dhe vëzhguesit të ruajnë vullnetin e qytetarëve
Kryeministri në detyrë i Kosovës njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se procesi zgjedhor u zhvillua me dinjitet dhe përgjegjësi.
Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e partisë së tij.
“Tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”./ REL
Postimi i Kurtit:
Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.
Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.
Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve.

Start News