Aktualitet dhe Lajme

Kundërshtojnë me dhunë efektivët e dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër

Share

Policia e Dibrës ka arrestuar tre persona në Maqellarë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.

Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç – të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata do përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër.

Njoftimi i policisë:

“Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë vënë në pranga shtetasit: A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin).

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button