Aktualitet dhe Lajme
Kullotat e Memaliajt përfshihen nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Burimet për mediat bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë kullotat në fshatin Anë Vjosë, duke i djegur komplet.
Gjithashtu menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur fikjen e flakëve dhe pas shumë vështirësisë ata ia dolën t’i neutralizonin.
Ndërkohë, mësohet se vënia e flakëve ka qenë e qëllimshme nga një bari i zonës, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.