Aktualitet dhe Lajme

Ku u gjetën paratë për lobimin në SHBA? Berisha s’di çfarë të thotë: S’mund të flisni për 6 milionë dollarë, 100 apo 200 mijë

Share

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat u pyet për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA.

Sali Berisha u pyet nga gazetarët se ku u gjetën paratë, por Berisha u shmang duke thënë se kush janë arsyet për të cilën u nënshkrua kontrata.

Berisha u shpreh se kemi të bëjmë me një fondacion antikomunistësh që shohin tek Edi Rama një shkatërrimtar të kombit.

Sali Berisha tha se kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet por ka për qëllim marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha para administratës së SHBA.

“Nuk mund të flasësh për 6 milionë, as për 100 mijë apo 200 mijë. Kontrata është sipas dakordësisë dhe objektivave të palëve.

Një gjë është e sigurtë, që populli opozitar nuk ka më kauzë jetime, në atë vend të madh ajo kauzë ka një avokat të madh.

Kontrata ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator si Edi Rama.”-tha Berisha.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button