
Nga Dr. Fatmir Hasani
Fjala rini do të thotë shumë. Poetët i kanë kushtuar shumë vargje rinisë. Por, politika ka kohë që e ka lënë pasdore rininë. Dhe, sikur harrojnë politikëbërësit se në peizazhin dinamik të shoqërisë sonë, rinia qëndron si një fanar që ndriçon të ardhmen. Mirēpo, rinisë duhet dhënē mundësi që do të thotë punë, liri, demokraci dhe prosperitet. Ky kryqëzim i aspiratave formon gurthemelin e një të nesërme të ndritur.
Qeveria duhet të bashkëpunojë me iniciativat e ndryshme të shoqërisë civile për të krijuar politika efektive për të rinjtë. Qeveria duhet të balancojë nevojat e tregut të punës me synimin për ta mbajtur rininë në vend.
Inkurajimi i partneriteteve publike-private mund të çojë në krijimin e shanseve të punësimit. Kjo është një përvojë e vlefshme qē kanë praktikuar shumë shtete për të rinjtë në komunitetet e tyre.
Fushatat mediatike mund të luajnë një rol të madh. Sidomos, duke kritikuar partitë politike për mosbërjen e punëve dhe mospērmbushjen e premtimeve. Mediat, gjithashtu mund të kontribuojnë edhe në ndryshimin e perceptimeve te të rinjtë me nxjerrjen në pah të historive të suksesit të atyre të rinjve që kanë përparuar, duke frymëzuar të tjerët që të qëndrojnë këtu.
Së fundmi, nxitja e bashkëpunimit me të rinjtë për të adresuar çështjet sistematike që kontribuojnë në moslargimin e të rinjve është thelbësore.
Duhet krijuar zgjidhje të qëndrueshme nga të cilat përfitojnë të rinjtë. Sepse, të rinjtë nuk po ngurrojnë ta thonë hapur atë që u mungon në vendin e tyre. Në zemër të aspiratave të të rinjve qëndron nevoja urgjente për punësim. Puna jo vetëm që u ofron stabilitet financiar, por gjithashtu shërben si një platformë për ngritjen personale dhe kontributin shoqëror. Sigurimi i mundësive të aksesueshme dhe të shumëllojshme të punësimit është thelbësor në shfrytëzimin e energjisë dhe kreativitetit që rinia sjell në shtet. Ndërsa, shteti po heshtë.
Heshtja e ka lodhur rininë tonë. Rinia po ikë. Qytetet dhe fshatrat tona u boshatisën. Ky është mjerimi i ditëve tona. Na varfēroi e shkretëroi politika. Por, sërish shpresa është te rinia. Të rinjtë nuk duhet të dorëzohen. Të rrinë këtu e të mbledhin forcë që ta mundin të keqen. Të kthehen edhe ata që dje për shkak të mendësisë së tegjimkt shtupëd u detyruan me dhunë ta lëshojnë vendlindjen e tyre të shtrenjtë. Bukë, kripë dhe zemër thotë polulli në vendin tënd është më shumë se floriri në vend të huaj. Guri i rëndë peshon peshon në bend të vet.
Prandaj, dëgjoni lutjet e nënësloke, kthehuni në gjirin e kësaj toke. Gëzuar vetëm ty rini Vitin e Ri. (koha.mk)
(Autori është mjek i luftës së UÇK në Karadakun e Kumanovës)
Huazuar nga Koha.mk
