Aktualitet dhe Lajme

Kthehen aktet terroriste në Athinë, shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës! Si e paralajmëroi grupi ekstremist ngjarjen

Share

Athina u trondit nga shpërthimi i fuqishëm i një bombe të vendosur pranë Ministrisë së Punës dhe një banke. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa u thyen xhamat si në Ministrinë e Punës, që ndodhet përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në objektet e tjera fqinje.

Aktit terrorit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për vendosjen e bombës. Përgjegjësia për aktin terrorist u mor nga organizata e sapokrijuar “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”.

Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank e cila ndodhet përballë ministrisë dhe e cila aktualisht është e mbyllur për rinovim. Sipas policisë bomba ka shpërthyer në orën 01:29, me orën lokale.

Policët e parë të mbërritur në vendngjarje kanë gjetur një çantë të varur në hekura. Zona është rrethuar dhe pak më pas ka ndodhur shpërthimi, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas shpërthimit, ekspertët xhenierë iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi është ende e rrethuar nga shiritat e policisë. Policia njoftoi se ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në zonë.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button